FC Prishtina shkruan historinë e futbollit kosovar, kjo është arsyeja

FC Prishtina e ka shkruar historinë e futbollit kosovar duke u bërë skuadra që e shënon fitoren më të thellë në Evropë.

Bardhekaltrit e mposhtën sonte ekipin Europa FC me rezultat të thellë, 5:0, një rekord absolut ky për një skuadër kosovare në një ndeshje zyrtare të garave evropiane.

Armend Dallku shënoi dy herë nga penalltia, ndërsa nga një gol e shtuan Gauthier Mankenda, Ahmed Jonuzi dhe Mërgim Pefqeli.