FC Feronikeli, nga fillimi i vitit krijon edhe një ekip tjetër

FC Feronikeli ka marrë vendim që nga fillimi i vitit të ardhshëm të krijojë një platformë për zhvillimin e talenteve ku do krijohet skuadra U21.

Bazë e kësaj skuadre do të jenë lojtarët e talentuar të Juniorëve.

U21 do tu shërbejë edhe ekipës së parë, sidomos për ata që rikthehen nga lëndimet dhe kanë mungesë të minutazhës në ekipën A në mënyrë që të rritet aktiviteti fizik, tekniko-taktik optimal i tyre.

Qëllimi i formimit të këtij ekipi U21 është që lojtarët më të talentuar të parapregatisin sa me mire për hapin final që është Ekipa A.

U21 Feronikeli do të organizojë ndeshje miqësore me ekipe të ligës së parë dhe të dytë kohë pas kohë dhe do të jetë në mbikqyrje të plotë të trajnerit, Faruk Elshani, në kordinim edhe me kryetrajnerin Agim Sopi.

Apelojmë edhe te klubet tjera që sa më parë të bëjnë krijimin e skuadrës U21 të tyre dhe në këtë menyre të sigurojm sa me shumë minutazhe për talentet tanë në Kosovë.

Ne po ashtu shpresojmë që FFK-ja të organizojë sistem garor deri te liga e parë për skuadrat U21 qe në fakt do jetë një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit tonë.

Një sistem i tille garues egziston po thuaj në të gjitha ligat europiane dhe është treguar mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin e talentve.

Formimi i skuadrës U21 Feronikeli, do të fillojë nga 1 janari dhe ku pjesë e grupit U21 do jenë 8-12 lojtart me të talentuar.