FC Ferizaj del me njoftim lidhur me ndeshjen e shtyrë ndaj Llapit!

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Llapit i paraparë për tu zhvilluar për ditën e premte u shtye për shkak të reshjeve të mëdha të borës në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të shtunën me të njejtin orar nga ora 13:00.

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja të zhvillohet brenda këtyre 24 orëve të ardhshme.

Ndërkohë, tashmë ka ardhur edhe reagimi zyrtar i FC Ferizajt që përmes faqes zyrtare u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më në numër për ditën e shtunë.

Njoftimin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:

Zyrtare:Ferizaj – Llapi do të zhvillohet nesër.Të nderuar futbolldashës, ju njoftojmë se ndeshja Ferizaj – Llapi e…

Posted by FC Ferizaj on Friday, February 28, 2020

/Gazeta Sheshi/