FC Besa në futsall reagon ashpër pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv – Hyseni publikon një letër të hapur

Komiteti Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur në mbledhjen e 27 majit që të vazhdojë Superligën e Kosovës në futsall, por vetëm me “Play Off”, shkruan Gazetasheshi.com.

Ky vendim ka lënë të pakënaqur FC Besën nga Peja, e cila për një pikë nuk ka arritur të jetë pjesë e katër skuadrave të para, të cilat do të kenë mundësinë për të luftuar për vendin e parë.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, njëherit edhe donatori kryesor në klubin pejan, Adnan Hyseni, përmes një letre publike ka reaguar ndaj këtij vendimi.

Ai ka shkruar se KE është dashur të konsultohet edhe me klubet e futsallit për të marrë një veprim të tillë.

Më poshtë mund ta lexoni edhe reagimin e plotë të Hysenit:

#REAGIMPerkunder qe ruaj respektin ndaj Kryetarit te FFK-se Agim Ademit me duhet ta bej edhe nje reagim ndaj vendimi i…

Posted by Adnan Hyseni on Thursday, May 28, 2020

/Gazeta Sheshi/