FC Ballkani është ekipi i vetëm që nuk ka lëshuar pikë në shtëpi, FC Prishtina ‘testi’ i radhës

FC Ferizaj i shkaktoi Llapit disfatën e parë në shtëpi këtë edicion, duke e mposhtur me rezultat bindës 2-4, shkruan Gazetasheshi.com. Në këtë mënyrë ekipi i Ballkanit nga Suhareka mbetet i vetmi që nuk ka pësuar humbje në shtëpi, madje as edhe një barazim të vetëm.

Në tri ndeshje të këtij edicion, të besuarit e Ismet Munishit kanë marrë pikët maksimale, madje me një golaverazh të frikshëm prej 11 golave të shënuar dhe vetëm pesë të pranuar.

Për ta ruajtur këtë epitet të ekipit të pamposhtur, Ballkani duhet të kalojë edhe ‘testin’ e quajtur FC Prishtina që po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

‘Portokallinjtë’ ndeshen me kryeqytetasit të hënë me fillim nga ora 14:30.

Drejtuesit e klubit suharekas u kanë bërë thirrje gjithë tifozëve që të vijnë masovikisht për ta përkrahur skuadrën në këtë ndeshje:

Tifoz të klubit tonë, nuk është rastësi që në 3 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi nuk jemi mposhtur , madje jemi klubi i…

Posted by FC Ballkani on Saturday, October 5, 2019

/Gazeta Sheshi/