Fazliu ndërmjet Dritës dhe Prishtinës

Fotografi e realizuar nga Albert Sinani

Emri i Astrit Fazliut është njëri ndër më të përfolurit në këtë afat kalimtar. Futbollisti ferizajas tashmë edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me Feronikelin, ndërkohë që shumë shpejtë ka nisur bisedimet edhe me klubet e Superligës në lidhje me të ardhmen e tij, raporton Gazetasheshi.com.

32 vjeçari i cili iu bashkua Feronikelin në verën e vitit 2018 ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre, por pas ndryshimeve në shtabin teknik është vendosur që Fazliu të marr dritën ‘jeshile’ për tu larguar.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “SHESHI”, sulmuesi ferizajas ndodhet ndërmjet dy ofertave. Drita dhe Prishtina janë klubet që po kërkojnë ti rifitojnë shërbimet e tij, pasi që Fazliu edhe më parë ishte pjesë e këtyre dy klubeve, madje duke fituar edhe tituj kampioni.

E ardhmja e Fazliut pritet të mësohet gjatë ditëve në vijim, por fati i tij do të jetë i lidhur ndërmjet këtyre dy klubeve.

Klubet i kanë dhënë tashmë ofertat e tyre dhe i mbetet Fazliut për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Përveç Dritës dhe Prishtinës ai ishte gjithashtu pjesë e dy skuadrave të tjera nga Kosova, Ferizaj dhe Ulpiana, ndërkohë që karrierë ka bërë edhe te Partizani i Tiranës, Flamurtari i Vlorës dhe Shkëndija e Tetovës.

Gazeta “SHESHI” do të ju mbajë të informuar në lidhje me të ardhmen e Fazliut dhe çdo të re nga afati kalimtar i janarit 2020.

/Gazeta Sheshi/