Faza e tretë hapet me duelin Prishtina – Ferizaj

Pas pushimit disa-ditor, rikthehen ethet e Vala Superligës. Sot në Podujevë zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros 23 që shënon edhe fillimin e fazës së tretë, vendimtare për këtë edicion garash.

Përballë njëra-tjetrës do të jenë Prishtina dhe Ferizaj. Përderisa kryeqytetasit hyjnë me ambicie të ‘vyshkura’ për shkak të mbetjes prapa në luftë për titull, Ferizaj do të tentojë me të gjitha forcat që të marrë maksimumin nga dueli i sotëm për t’i ikur fundit të renditjes.

Dueli fillon nga ora 15:00. /Gazeta Sheshi/