Favoriti për Ligën e Kampionëve pas ndeshjeve të sotshme, sipas bastoreve

Sonte janë mësuar dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka arritur ta eliminojë Manchester Unitedin me fitore prej 3:0 në Camp Nou, e Ajaxi bëri befasinë më të madhe.

Gjiganti holandez e eliminoi Juventusin duke e mposhtur në Itali me rezultat prej 1:2.

E pas këtyre dy ndeshjeve kanë lëvizur edhe kuotat e kompanive të basteve për favoritin e kësaj gare.

Përkundër se e eliminoi Juventusin skuadra e Ajaxit nuk është favorit për ta fituar këtë garë.

Sipas basteve favorit mbetet Barcelona me 3.5, e ndjekur nga Liverpooli i Jurgen Kloopit që nesër luan ndaj Portos.

Pas tyre janë City, Tottenhami, që pasohen nga Ajaxi e Porto.

Image