Fantastike: Gjilani feston sikurse Islanda (VIDEO)

610

Gjilani ka triumfuar në duelin derbi të javës së dytë në Vala Superligën e Kosovës dhe këtë fitore e ka shijuar në maksimum sa edhe kanë festuar nën ritmin e duartrokitjeve të famshme islandeze të cilat bënë xhiron e botës gjatë evropianit, shkruan Gazeta Sheshi.

Iceland pulled off one of the greatest shocks in European Championship history by beating England
Gjithë lojtarët e kuq e bardhëve, duke përfshirë edhe stafin teknik ishin afruar tek tifozët e tyre “Skifterat” për të krijuar një atmosferë mjaft impozante.

Lojtarë – Tifoz – JEMI NJË

Posted by KF Gjilani – Skifterat on Monday, August 29, 2016

Kështu gjilanasit përmbushin pritshmëritë e tifozëve të tyre që shijojnë në maksimum fitoren ndaj kampionit në fuqi. Skena të tilla rrallë herë shihen në futbollin kosovar, teksa lojtarët kremtojnë së bashku me tifozët.

/Gazeta Sheshi/