Beshiktashi inaguroi sot stadiumin e ri “Vodafone Arena”, ndërkohë që sektori VIP ka ekranë në çdo ndenjëse, për të parë përsëritjen e aksioneve kryesore të ndeshjeve…
Stadiumi Vodafone Arena do të jetë një nga 3 stadiumet e Turqisë me vijë shikimi 90 gradë (C90). Dy stadiumet e tjera janë ai i Gallatasarayit (Türk Telekom Arena) dhe i Bursasporit (Timsah Arena). Kapaciteti i stadiumit do të jetë 42 mijë vetë. Kompleksi Sportiv Vodafone Arena Inönü do të ketë 147 lozhë të mbyllur, 4500 kolltukë VIP dhe 162 ulëse për personat me aftësi të kufizuara.
Letrat e tifozëve që erdhën gjatë fazës së ndërtimit të stadiumit u përzien bashkë me betonin e themeleve dhe projekti kishte marrë start me moton “Në themel ka dashuri”.
/Gazeta Sheshi/