Fansi trim i Tottenham, i vetëm në aeroplanin e tifozëve të Liverpoolit

Tifozët e Liverpool dhe Tottenham janë nisur për në qytetin e Madridit për të shikuar finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet nesër.

Por një fans i Spurs ka vendosur që të bëj një hap të guximshëm. Ai për në Madrid është nisur me aeroplanin ku po qëndronin tifozët e Liverpool.

Portali i njohur “Liverpool Echo” gjatë udhëtimit bëri një intervistë me tifozin e Spurs, Jason McAuley.

“Shaka të mira, shumë këngë. Asnjë këngë e Spurs por ka qenë kënaqësi.”, tha McAuley.

“Nuk do ta vesh këtë fanellë të Tottenham kur të kthehem. Nuk ka mundësi.”, u shprehë me shaka Jason.

McAuley nga Londra, punon në qytetin e Liverpool. Ai mori aeroplanin ku po qëndronin tifozëve të Liverpool për të qenë më afër shokëve të tij.

“Unë nuk kam dashur ta vesh këtë fanellë por ata më detyruan. “, tha ai.

Ai tha se koka e tij nuk beson që Tottenham do të triumfoj. “Koka ime thotë me siguri jo. Zemra ime thotë ndoshta. Ne do ta shohim se çka do të ndodhë.”, tha McAuley.