Fansat e Man United pohojnë se e dinë arsyen e kollapsit ndaj Tottenham Hotspur

96

Manchester United ka lënë nderin dhe turpin në White Hart Lane duke u poshtëruar si asnjëherë më parë nga Tottenham Hotspur, 3-0. Mirëpo, tifozët e kësaj skuadre e kanë gjetur arsyen se pse skuadra e Louis van Gaal kapitulloi për gjashtë minuta, transmeton Gazeta Sheshi.

Një numër i konsiderueshëm i cicërimave në Twitter janë postuar për talentin e ri Timothy Fosu-Mensah, i cili pasi u largua nga loja në minutën 70-të, djajtë pranuan tre gola të shpejtë.

“Fosu-Mensah u largua ne pranuam tre gola”.

“Mensah jashtë, tre gola brenda”.

“Largimi i Mensah solli golat e Spursave”, ishin vetëm disa nga cicërimat e tifozëve të United.

/Gazeta Sheshi/