Kombëtarja e Rumanisë është shërbyer me disa fanela mjaft atraktive dhe po aq atraktive në miqësoren e zhvilluar ndaj Spanjës. Kjo pasi fanelat e kombëtares rumune bartin disa ekuacione matematikore, në mënyrë për të promovuar edukimin për të rinjtë, transmeton Gazeta Sheshi.
Kjo iniciativë vjen pas statistikave të fundit, të cilat tregojnë se 18% e popullsisë rumune nuk e përfundojnë shkollimin bazik, prandaj kjo formulë e të promovuarit shkollimin për të rinjtë është parë si tejet e qëlluar.
/Gazeta Sheshi/