Familja Simitçiu i del në ndihmë klubit të futsallit FC ” Prizreni” duke e shpëtuar nga shuarja

FC ” Prizreni” ishte në prag të shpërbërjes duke marrë parasysh gjendjen e rëndë që po kalon sporti kosovar por në radhë të parë mungesës së mjeteve të nevojshme financiare.

Ndihma e vetme e ofruar për sezonin e ri ishte nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport që këtë vit klubin e ka mbështetët me shumën prej 2000 eurove, e cila nuk mjafton për nje klub që garon ne elitën e futsallit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Duke parë këtë gjendje ne ndihmë skuadrës prizerenase i ka dalur familja Simitçiu nga Çekia.

FC Prizrenit nga sezoni i ri do ti prij , Skender Simitçiu, qe do të jetë ne rolin e presidentit të klubit.

Simitçiu edhe në të kaluarën ka kontribuar në futbollin prizrenas pasi ka qenë futbollist i FC Liria.

Duke ditur që familja Simitçiu është e njohur në Evropë për sukseset në futsall, pritet që FC Prizreni të jetë shembull i organizimit dhe funksionimit në Kosovë.

/Gazeta Sheshi/