Familja Schumacher merr një tjetër titull, por cila është situata e kampionit legjendar të F1? (Foto)

Tradita sportive në familjen Schumacher është respektuar edhe nga vajza e Schumacher, Gina, e cila ka dalë kampionë europiane me skuadrën e saj në vrapim me kuaj.

Gina 19 vjeç (fotoja e parë, e dyta majtas), është shumë e apasionuar pas kuajve dhe prej vitesh merr pjesë në gara.

Edhe djali i Michael Schumacher, Mick 17 vjeç, ndjek rrugën e të atit.

Ai është pilot në Formula 4 në Gjermani.

Por teksa fëmijët e tij po shijojnë sukseset e para në karrierë, për Michael nuk ka asnjë lajm të mirë.

Që prej dhjetorit të 2013 kur rrëshkiti me ski në alpet franceze, ai është një fazë rekuperimi pafund.

schumaher 1

schumaher 2