“Faleminderit për kujtimet, por është koha të shkosh”

232

Arsenali mund të ketë fituar sfidën ndaj Hull Cityt për çerekfinalen e Kupës së FA, mirpo duket se ka humbur tifozët e tyre. Në duelin e zhvilluar Kingston Communications Stadium, topçinjtë kanë nxjerr një baner në të cilin thuhet se Wenger duhet larguar nga klubi, transmeton Gazeta Sheshi.

“Faleminderit për kujtimet, por është koha të shkosh”, ka qenë mesazhi i tifozëve, drejtuar teknikut francez Arsene Wenger, i cili nuk po kalon momente të mira me futbollistët e tij.

Ngecja në luftën për titullin kampion të Premier Ligës si dhe eleminimi në prag në Ligën e Kampionëve, ka bërë që tifozët të humbin durimin, ndaj të cilët edhe po kërkojnë nga francezi që të liron rrugën për ndonjë trajner tjetër, i cili do ishte i mirëseardhur në Emirates Stadium.

/Gazeta Sheshi/