Fakte interesante për motin

223
  • Vendi më me diell në Tokë është Poli i Jugut. Arsyeja pse është i mbuluar me borë është se bora reflekton 50-90 përqind të dritës së diellit të cilën e merr dhe temperatura shumë rrallë ngritet mbi nivelin e ngrirjes.
  • Kokrra më e madhe e breshërit e dokumentuar ndonjëherë ka rënë në Kanzas në vitin 1970. Ka pasur diametër prej 44,45 centimetrash dhe ka peshuar 757 gramë.
  • Rrufeja duket se preferon t’i godasë më shumë meshkujt se femrat. Përafërsisht 85 përqind e të goditurve nga rrufeja janë meshkuj. Ndërkaq, është interesante të ceket se rastet e goditjes së rrufesë të cilat përfundojnë me fatalitet janë më të mëdha tek femrat se tek meshkujt.
  • Keraunofobia është frika nga vetëtima. Brontofobia është frika nga rrufeja.
  • Ajri është zakonisht më i pastër jashtë se sa brenda shumicës së shtëpive.
  • Pikat e shiut nuk duken, në fakt, sikur pikat e lotit, ashtu siç zakonisht paraqiten nëpër foto. Ato zgjaten dhe rrafshohen gjatë rënies dhe marrin formën e petave të holla.
  • Në vitin 1907, në Atlantik nuk ka pasur as edhe një uragan të vetëm dhe kjo ka qenë hera e vetme gjatë shekullit të kaluar kur në këtë oqean nuk ka pasur uragan. Ka pasur vetëm katër stuhi tropikale, dhe asnjëra prej tyre nuk ka qenë aq e fortë sa të klasifikohet si uragan.