Dashuria sillet në ajër në Ditën e Shën Valentinit!

Kush nuk e di se çfarë do të thotë kjo ditë? Çiftet mezi e presin ditën e 14 shkurtit për t’ia shprehur ndjenjat partnerit të tyre.

Edhe pse secili mund ta dijë historinë e kësaj dite, le t’i hedhim një vështrim të shpejtë. Historia e saj lidhet me një prift të ri romak të quajtur Valentin, i cili në mënyrë të fshehtë kryente ceremonitë martesore për ushtarët e Perandorit Klaudius II. Perandori ua kishte ndaluar ushtarëve të tij që të martoheshin nga frika se ata mund të mos koncentroheshin në luftë gjatë betejave. Prifti Valentin ishte varur për këtë më 14 shkurt, në vitin e 270 të erës sonë dhe që atëherë kjo ditë festohet dhe njihet si Dita e të Dashuruarve ose Dita e Shën Valentinit. Në kohën kur Valentini ishte i burgosur, ai i dërgoi të dashurës së tij, të bijës së rojes së burgut, letrën e tij të fundit, në fund të së cilës kishte shkruar “nga Valentini yt”. A nuk ju tingëllon e njohur kjo si thënie?

Ndoshta veq i keni blerë çokollatat, lulet dhe dhuratat e tjera për “valentinin” tuaj, por, po ju japim edhe disa fakte interesante të cilat mund t’ia tregoni partnerit/partneres suaj në këtë ditë:

  1. Në ditën e Shën Valentinit shiten mbi 36 milionë kuti çokollatash në formë zemre çdo vit.
  2. Mesatarisht, meshkujt shpenzojnë 130 dollarë secili për çokollata, kartolina, stoli, lule dhe takime. Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që shpenzojnë femrat për këtë ditë.
  3. Këtë vit janë prodhuar rreth 8 miliardë bonbone në formë zemre. Kjo sasi është aq e madhe sa për të mbuluar një sipërfaqe duke filluar nga Roma deri në Arizonë 20 herë dhe prapë tepron.
  4. Në SHBA dërgohen rreth 1 miliardë kartolina për Shën Valentinin. Kjo është festa e dytë më e madhe, pas Krishtlindjeve, me rastin e së cilës dërgohen kartolina.
  5. Në gjithë botën në këtë ditë jepen rreth 50 milionë trëndafila.
  6. Gratë i blejnë 85% të të gjitha dhuratave për Shën Valentinin.
  7. Sipas radhitjes kartolina për Shën Valentinin u jepen më së shumti mësues(e)ve, fëmijëve, nënave, grave, të dashurve e bile edhe kafshëve të shtëpisë.
  8. 73% e atyre që blejnë lule për Shën Valentinin janë meshkuj, ndërsa vetëm 27% janë femra,
  9. Meshkujt i blejnë shumicën e kutive me bonbone dhe buketat e luleve të cilat dhurohen në ditën e Shën Valentinit.
  10. Në kohën e mesjetë, djemtë e rinj dhe vajzat e reja zgjidhnin “valentinin” e tyre duke tërhequr emrat nga një vazo. Ata do të mbanin këta emra në mëngët e tyre për një javë.
  11. Në qytetin italian Verona, qyteti ku jetuan Romeo dhe Xhulieta të Shekspirit, dërgohen rreth 1,000 letra të cilat i adresohen Xhulietës.
  12. Personi i cili e ka shpikur kutinë e parë me bonbone për Shën Valentinin ka qenë Richard Cadbury. Kjo ka ndodhur në fund të viteve 1800.
  13. Aleksandër Graham Bell ka aplikuar për patentën e tij për telefon “Përmirësime në Telegrafi” në ditën e Shën Valentinit, në vitin 1876.
  14. Poema më e vjetër e dashurisë e cila ka mbijetuar deri në ditët e sotme është shkruar në një pllakë prej dheu. Pllaka është e kohës sumeriane, rreth 3,500 përpara erës sonë.
  15. Në kohën e mesjetës, në ditën e Shën Valentinit vajzat hanin ushqime të pazakonshme për t’i bërë ato që të shihnin në ëndërr burrat e tyre të ardhshëm.