“Fadil Vokrri” po shkëlqen në prag të ndeshjes Prishtina – Drita

671

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është duke shkëlqyer në prag të ndeshjes Prishtina – Drita.

Siç duket të dy ekipet që janë duke luftuar për titullin e Kosovës, janë me fat të madh. Një fotografi e postuar nga Benet Rezniqi tregon se gjendja e fushës ‘Fadil Vokrri’ është në kushte të mrekullushme për lojë, shkruan Gazetasheshi.com

Teksa, Rezniqi ka shkruar se fusha është gati për ndeshjen “Gati për derbin”.

Mëposhtë pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”:

Nesër (e mërkure) pritet të zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 21-të në mes Prishtinës dhe Dritës, në stadiumin “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 13:00

Ky është takimi i pestë zyrtare i këtyre dy ekipeve, ndërsa është përballja e tyre e tretë kampionale.

Në ndeshjet e zhvilluar Prishtina ka korrur dy fitore (3:1 në Superkupë dhe 1:0 në Kupë). Ndërkohë në ndeshjet kampionale janë mbyllur dy herë me rezultat të barabartë (0:0 dhe 1:1).

/GazetaSheshi/