Fadil Rama: Erdhëm për barazim, por morëm fitoren

182

Kryetrajneri i skuadrës së Drenicës, Fadil Rama, është shprehur mjaft i kënaqur me epilogun final të ndeshjes përballë Dritës, të cilën skuadra e tij e fitoi në fundin e ndeshjes, megjithëse as nuk e kishte menduar një gjë të tillë, raporton Gazeta Sheshi.

“Një fitore plotësisht e merituar. Ne kishim përgatitur ndeshjen duke punuar gjatë gjithë javës, megjithëse ne ishim të kënaqur edhe me një pikë, mirëpo në fund arritëm të fitonim pasi që na është ofruar mundësia”, deklaroi Rama ekskluzivisht për Gazetën Sheshi.

Ramën e gëzon fakti se në këtë duel ishte pa disa lojtarë të formacionit bazë dhe në fund falë angazhimit të futbollistëve të tij, i’a arriti të triumfonte. Njëherit ky ishte tre pikëshi i dytë rradhazi për të, që nga koha kur mori postin e kryetrajnerit të Drenicës.

/Gazeta Sheshi/