Fabrizio Romano konfirmon se Manchester United po e kërkon futbollistin e Kombëtares së Italisë

186

Klubi anglez Manchester United, ka shfaqur interesim për futbollistin e Sassuols, Manuel Locatelli, shkruan “Goal”, përcjell Zeri.info.

Gazetari i specializuar për transfere, italiani Fabrizio Romano e ka konfirmuar lajmin në rrjetin social “Twitter”.

Mesfushori 23-vjeçar është pjesë e Sassolos që nga viti 2019 ku në 54 paraqitje i ka shënuar dy gola.

Locatelli është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Italisë vitin e kaluar me ç’rast i ka regjistruar gjashtë paraqitje.

“Goal” gjithashtu shkruan se interesim për Locatellin ka shfaqur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.