Ezequiel Lavezzi: Refuzova ofertat e Chelsea-t dhe Manchester United… për paratë që fitoj në Kinë!

102

Ezequiel Lavezzi, ka zbuluar që shumë klube evropiane e kanë kontaktuar agjentin e tij, për të nënshkruar me të. Disa nga klubet më të njohura që kanë kontaktuar me Lavezzin, janë Chelsea, Manchester United dhe Inter.

Ish-sulmuesi i PSG, ka pranuar që aspekti financiar ka ndikuar shumë që ai të transferohet në Kinë, te skuadra Hebei China Fortune. Lavezzi me skuadrën e re fiton rreth 14 milionë euro në sezon.

“Unë kam mundur të nënshkruaj me Interin, Chelsean ose Manchester Unitedin, por zgjodha Kinën dhe besoj që është një vendim i duhur në karrierën time. Më pëlqeu projekti i klubit, ata janë duke u zhvilluar shumë dhe kjo më bindi që ti bashkohem radhëve të Hebei, por nuk mund ta mohoj që nuk më pëlqeu paga e lartë” – tha Lavezzi për ‘Canal+’.