Evropianizimi i rrejshëm i skuadrave të Superligës

209

Përforcimet me lojtarë dhe ndryshimet e vogla në shtabet teknike i kanë emocionuar drejtuesit e skuadrave kosovare, saqë në deklaratat e tyre thonë se janë shndërruar në klube evropiane.

Por ekspertë dhe zyrtarë të Federatës e Futbollit e Kosovës (FFK) thonë se një klub evropian më së paku vepron kësisoj dhe se nuk ka të bëjë gjithçka me përforcimet, shkruan sot Koha Ditore.

Përforcimi me lojtarë nuk është kusht i UEFA-s për gara evropiane. UEFA kërkon organizim të brendshëm, përmes të cilit plotësohen pesë kriteret bazë për marrje të licencës. Aty nuk përfshihen përforcimet, por gjithsesi përfshihen qoftë edhe pagat e mosdhëna për një mirëmbajte të fushës.

Së fundi, kampioni Ferronikeli dhe fituesja e kupës, Prishtina, nuk u lejuan të marrin pjesë në gara evropiane, pasi dështuan në kriterin financiar dhe atë infrastrukturor.