Eva Carneiro pret që Mourinho ti kërkojë të falur

90

Ka filluar gjykimi ndërmjet doktoreshës Eva Carneiro dhe ish-klubit ku ajo punonte, Chelsea. Shkak për këtë është bërë një denoncim i Carneiros ndaj klubit londinez dhe trajnerit portugez Jose Mouriho, i cili e kishte fyer atë publikisht, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Mary O’Rourke, avokat i Carneiros, ka deklaruar se klientja e saj nuk dëshiron të përfitojë para nga klubi londinez, por vetëm kërkim falje nga tekniku.

“Ne nuk jemi duke shpresur të gjejmë një zgjidhje sot, por vetëm dëshirojmë që zotëri Mourinho të kërkojë falje”, është shprehur Mary.

Lufta ndërmjet Carneiros dhe Mourinhos kishte filluar në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Swanseas, teksa doktoresha e skuadrës ishte futur në lojë gjatë minutave të fundit, me ç’rast kishte humbur kohën të cilën Chelsea ishte duke e kërkuar në gjurmim të fitores, ndërkohë portugezi e kishte fyer atë.

/Gazeta Sheshi/