Europë Ligë përplas gjigantët spanjoll

108

Pas shortit të Champions League, po në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për fazën çerekfinale të Europa League.

Kampionet në fuqi të kompeticionit, Sevilla, do të përballen me Athletic Bilbao, ndërsa Liverpool do të përballet me Borussia Dortmund. Një sfidë shumë e veçantë për trajnerin e The Reds, Jurgen Klopp, i cili më parë ka drejtuar skuadrën gjermane.

Ndeshjet e para luhen më 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë me pas. /Albeu/

Ja 4 ciftet cerekfinaliste:

1. Braga-Shakhtar

2. Villarreal-Sparta Praga

3. Athletic Bilbao-Sevilla

4. Borussia Dortmund-Liverpool