EURO 2020/ Italia mposht grekët, siguron matematikisht Europianin. Norvegjia shtang Spanjën, ja rezultatet

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera takime të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Italia mposhti pastër me shifrat 2-0 Greqinë në “Olimpico” të Romës, me gola të Zhorzhinjos me penallti dhe Bernardeskit, të dy të shënuar në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Italia shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e parë, duke siguruar matematikisht kualifikimin për në Europian.

Spanja u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Norvegjisë. Ishte Saul ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 47-të me një goditje nga jashtë zone, por teksa u duk se iberikët do fitonin minimalisht, në minutën e 94-t, King barazoi shifrat për nordikët me një penallti. Pas këtij barazimi, Spanja mban vendin e parë me 19 pikë në grup.

Në dy takimet e tjera, Suedia mposhti pastër 0-4 në transfertë Maltën, ndërkohë që Lihtenshtejni dhe Armenia e mbyllën në barazim 1-1.

REZULTATET

Itali-Greqi 2-0

GOLAT: Jorginho pen.63′, Bernardeschi 78′ 

Norvegji-Spanjë 1-1

GOLAT:  King pen. 94′ / Saul 47′

Maltë-Suedi 0-4

Lihtenshtejn-Armeni 1-1