Prishtina ne rrethim te hekurt

83
Prishtina, një orë para fillimit të mbledhjes së Kuvendit të Kosovës në të cilën është paralajmëruar zgjedhja e presidentit ë vendit, është pothuaj në rrethim të hekurt.

Forcat policore të vendit tashme kanë rrethuar institucione kryesore të shtetit, e ato shihen edhe nëpër rrugë kryesore të kryeqytetit disa nga të cilat janë mbyllur për qarkullim, transmeton Koha.net.

Në ndihmë forcave të policisë së Kosovës u kanë ardhur pjesëtarë policorë të EULEX-it. Ata janë vendosur nëpër disa pika dhe tash për vetëm po e vëzhgojnë në situatën.

Protestues të opozitën kanë paralajmëruar tubime të mëdha një orë para fillimit të mbledhjes së Kuvendit.