Eto si Maradona

91

Antalyaspor ka fituar sfidën e vështirë kundër Galatasaray-t (4­-2), ndërsa Samuel Eto ka shkëlqyer, duke shënuar dy gola dhe 1 asist. Gjithsesi sulmuesi kamerunez ka qenë me fat pasi goli i tij i dytë është shënuar me dorë, njësoj si Maradona në Botëror përballë Anglisë, por gjyqtari nuk e ka vënë re duke e cilësuar një gol të rregullt.

Lojtarët e Galatasaray kanë protestuar golin, por për gjyqtarin gjithçka ka vijuar normalisht, duke mos marrë parasysh asnjë fakt. Periudhë e “zezë” për Galatasaray që këtë sezon do të kërkojë ta harrojë sa më shpejt. Klubi turk po koleksionon zhgënjime në çdo ndeshje dhe së fundmi duket i braktisur nga fati dhe nga…gjyqtarët.