Eshte modifikuar Mercedes-AMG S63 Coupe, ja versioni i ri

143

Kompania për modifikimin e makinave, G-Power, ka bërë të mundur modifikimin e modelit Mercedes-AMG S63 Coupe.

Ndër risitë e sjella në këtë model është motori 5.5-litër, V8 Twin-Turbo, i cili tani është përforcuar në 705 kuaj fuqi, që do të thotë se është përforcuar për 120 kuaj fuqi më shumë se modeli standard.

Versioni me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4MATIC, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 330 km/h.

Gjithashtu në këtë paketë përfshihen edhe rrotat Hurricane RR prej alumini me diametër prej 21-inç, me çmim prej 7373 euro, me goma të përparme 265/30 R21 dhe të pasme 295/30 R21.