Është lojtar nga akademia e Liverpoolit, tifozët akuzojnë Conor Coadyn për rrëshqitje të qëllimshme tek goli i fitores së Reds ndaj Wolves

Tifozët e futbollit kanë filluar të akuzojnë mbrojtësin Conor Coady, i cili sipas tyre ka rrëshqitur me qëllimi tek goli i fitores së Liverpoolit.

Liverpooli mundi Wolves me rezultat 2-1 të enjten për të dalë 16 pikë të pastra para ndjekësve në krye të tabelës, me Roberto Firminon që siguroi të tre pikët.

Braziliani ishte i papërmbajtshëm brenda zonës, por tifozët vunë në pah ‘lëvizjen’ e mbrojtësit Coady, i cili i dha mundësinë të shënonte.

Kapiteni i Wolves humbi ekuilibrin kur Firmino e dribloi dhe më pas e lëshoi ​​një goditje të frikshme e cila përfundoi në rrjetë.

Tifozët e futbollit në mediat sociale nuk humbën kohë dhe filluan menjëherë akuzat për ‘rrëshqitje me qëllim’ nga Coady, i cili është lojtar i dalë nga akademia e Reds.

“Conor Coady ka nevojë të hetohet se gjithçka është shumë e përshtatshme”, shkroi një përdorues i mediave sociale.

“Conor Coady komploton për t’i dhënë fitoren Redsave të tij të dashur”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter.

Një tjetër përdorues i rrjeteve sociale shkroi: “Conor Coady, agjent i dyfishtë”.