Eshte arrestuar Xhelal Sveçla

83

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla.

Ky është njoftimi që ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë ndër të tjera se “kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi”.

Për Vetëvendosjen, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa nga Vetëvendosje konsiderohet edhe si përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet. Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëhiqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së”, thuhet në këtë njoftim.

Vetëvendosje thotë se do vazhdojë rrugën e saj siq e quan të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj qeverie që sipas Vetëvendosjes është antikushtetuese./KosovaPress/