Eros Grezda romantik Oriola Marashin, kjo është dhurata që i bëri modeles futbollisti i kombëtares

Ditën e djeshme rrjeti u mbush me foton e Oriola Marashit dhe Eros Grezdës të kapur për dore teksa pozonin para pasqyrës.

Dukej qartë që marrëdhënia e tyre është më shumë se thjeshtë miqësi.

Por në InstaStoryn e modeles diçka bën përshtypje.

Një kuti e madhe në formë zemre e mbushur me çokollata ku mbi të shkruan “Të dua”.

Mesa duket sulmuesi i kombëtares qenka mjaft romantik, nëse dhurata është prej tij.