Erlis Xhemajli hapave të babait: Një margaritar i ndritur në futbollin kosovar

Një margaritar i ndritur në futbollin kosovar vjen nga Gjilani, saktësisht nga klubi i Shkëndisë. Erlis Xhemajli me paraqitjet e tij në stinorin vjeshtor ka mahnitur të gjithë, shkruan Gazetashshi.com.

Nga moshat e reja, “Lisi” ka qenë i dalluar, ndërkohë që ka qenë i grumbulluar edhe në Përfaqësuesen e Kosovës me moshat U-15.

Erlisi synon që të shkojë drejt hapave të babait të tij Veton Xhemajlit, njërit ndër emrat më të njohur në futbollin kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Kujtojmë që Veton Xhemajli ishte ndër futbollistët më të dalluar në vend, teksa ka luajtur për ekipin e Zvezdës së Gjilanit dhe Gjilanin, duke triumfuar Kupën dhe Superkupën e Kosovës. Aktualisht ai drejton ekipin e Shkëndisë nga Gjilani.

/Gazeta Sheshi/