Erjona Sulejmani pyetet nëse do t’i kthehet Blerim Xhemailit, përgjigja e saj është epike

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë është shprehur se është fanse e Interit, kështu që nuk do të mungojë në derbin e së dielës, Inter-Juventus.

E ka zbuluar praninë e saj në “San Siro” gjatë komunikimit me fansat e saj. Pyetjes nëse martesa me Xhamailin përfundoi për arsye tradhtie, Erjona iu përgjigj:

“Jo, jo, nuk ishte ky motivi”.

Dhe atij që ishte kurioz të dinte nëse do të rikthehej në krahët e futbollistit të Bolognas, i shpjegoi:

“Është një pyetje që ma bëni gjithmonë po përgjigjem një herë e mirë për të gjitha. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.