Erdogan: Turqia nuk do të dorëzohet para militantëve

74

Presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka folur për herë të parë pas sulmit të së shtunës në Stamboll. Ai, në daljen e tij publike tha se Turqia nuk do të dorëzohet para militantëve dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë para kësaj agjende të terrorit.

“Do të mundim organizatat terroriste dhe fuqitë që qëndrojnë pas tyre duke u mbështetur tek uniteti i vendit tonë”, tha Erdogan.

Sulmi që ndodhi në mëngjesin e së shtunës ishte i katërti me radhë për këtë vit në Turqi dhe i dyti për të cilin dyshohen ekstremistët islamikë.