Erdhi si një përforcim i madh tek Barça, largohet disa muaj më pas (FOTO)

223

Orët e Arda Turan në Camo Nou duken të numëruara. Mesfushori turk i cili u transferua tek Barcelona si një përforcim tejet i madh, mund të përfundojë tek skuadra turke Besiktas. Kështu të paktën ka raportuar mediumi turk Fanatik, përcjellë Gazeta Sheshi.

Arda Turan erdhi nga Atletico Madrid tek skuadra blaugranase sezonin e shkuar për të luajtur 18 ndeshje, duke realizuar dy gola. Forma jo e mirë e tij si dhe lëndimet kanë shtyrë drejtuesit blaugrana të mendojnë opsionin e largimit për të.

Ardhja e Andre Gomes dhe Denis Suarez e forcon edhe më shumë largimin nga Barcelona, derisa Besiktas mund të jetë destinacioni tij i rradhës.

arda-turan-lionel-messi-barcelona_3396276

/Gazeta Sheshi/