Erdhi pranvera futbollistike, kjo super-ndeshje luhet sot

Pas një pritjeje jo të vogël, emocionet e futbollit kosovar rikthehen sërish.

Sot edhe zyrtarish do të hapet pranvera futbollistike në vend me ndeshjen e parë çerekfinale të DigitAlb Kupës.

Në Ferizaj do të ndeshen skuadra me të njëjtin emër dhe Feronikeli.

Të dy ekipet pretendojnë fitoren, sidomos mysafirët nga Drenasi që synojnë trofe këtë edicion, shkruan Gazetasheshi.com.

Dueli që nis prej orës 13:00 do të jetë tejet interesant, teksa pritet edhe me interesim të madh.

Ndryshe, tri duelet tjera do të luhen nesër.