Enrique ‘trondit’ Neymarin

130

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk i garanton Neymarit nëse do t’i japë leje ta përfaqësojëBrazilin në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016.

Neymar ditë më parë ka thënë se synon të ftohet në ekipin brazilian për Olimpiadë, por Enrique nuk dëshiron që ta djegë yllin e skaudrës për sezonin 2016/2017.

“Lojërat Olimpike në vendin tuaj janë diçka e veçantë për çdo person sportiv, pa marrë parasysh çfarë sporti”, tha Enrique.

“Neymar tashmë ka një angazhim paraprak në Copa America. Ne do të duhet të shohim se si do të menaxhojmë situatën,  kështu që kërkesat e tij të mos jenë të tepërta (gjithmonë duke e vendosur mirëqenien e lojtarit si primare)”, ka deklaruar Enrique.