Enrique i kundërpërgjigjet ashpër Zidanes

133

Pak minuta pasi trajneri i Realit, Zinedine Zidane theksoi se skuadra e tij hyn për ta fituar çdo ndeshje, ka ardhur reagimi nga homologu i tij te Barcelona, Luis Enrique.

Ai ka deklaruar se ekipi i tij do të tentojë të fitojë ndaj Real Madridit për nder të legjendës holandeze dhe të klubit spanjoll, Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta javën e kaluar.

“Johan ka qenë lojtar dhe trajner i madh. Të gjithë rëndësinë e tij për këtë klub. Ai do të dëshironte që ne ta fitojmë ‘El Clasicon’ duke luajtur futboll të bukur. Një gjë të tillë do të tentojmë që ta bëjmë për nder të tij”, ka thënë Enrique.

“Në ndeshje të tilla duhet të jeni 100% i përgatitur. Unë kam luajtur vetë në ‘El Clasico’, është një ndeshje që të jep motiv shtesë dhe bëni gjithçka për të fituar”, tha ndër të tjera Enrique.