Ende nuk dihet a do të festojë PDK-ja në Prishtinë

245

Nesër kur mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet që të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës, të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, patën paralajmëruar se do të festojnë në sheshet e Prishtinës.

Pas shumë paralajmërimeve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe thirrjeve për të festuar, është përfolur nëpër media se këto organizime janë anuluar.

Triumf Sadikaj nga Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë tha për KosovaPress se nuk ka ndonjë informatë për anulim pasi që sipas tij nuk janë organizatorë.

Sadikaj tha se e drejta për të festuar është e drejtë e tyre si e çdo qytetari të Kosovës. Por nuk dha përgjigje nëse do të festojnë ose jo.

“Ne nuk kemi qenë organizator, por ne kemi paralajmëruar që do t’i bashkohemi festës sepse është e drejta jonë me festu, si e çdo qytetari të Kosovës”, tha Sadikaj.

E lidhur me thirrjen për festë, Sadikaj tha se kryetari i PDK-së ka bërë thirrje që të festohet në secilën komunë.

“Kryetari ka bërë thirrje që të festohet në secilën komunë”, tha Sadikaj. /KosovaPress/