Dueli miqësor ndërmjet dy skuadrave holandeze, Feyenoord dhe Sparta Rotterdam është ndalur për një minutë në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e legjendës së futbollit holandez, tashmë të ndjerin Johan Cruyff, transmeton Gazeta Sheshi.
Pavarësisht se Cruyff ishte një legjendë e skudrës së Ajax Amsterdamit, kjo nuk i pengoi tifozët kundërshtarë të aplaudojnë për numrin 14 ikonik.
Në fakt ndeshja u ndal pikërisht në minutën e 14, për tu ngritur të gjithë në këmbë, duke nderuar legjendën Cruyff.
/Gazeta Sheshi/