Emily Ratajkowski: Më ka ardhur turp nga gjinjtë e mi

Emily Ratajkowski ka publikuar një ese të fuqishme “Gruaja foshnje” ku flet rreth seksualitetit femëror. Ajo tregon se si kur ka qenë fëmijë është turpëruar për pamjen e saj femërore dhe se si gratë duhet ta ridefinojnë termin “seksi” sipas kritereve të tyre.

Modelja tani 24 vjeçare, tregon se gjinjtë e saj ishin rritur dukshëm që në moshën 12 vjeçare dhe se familja i thoshte t’i fshihte.

“Unë ndihesha më e sigurtë kur dukesha si gjysmë-fëmijë e gjysmë-grua”, thotë ajo. “Nëna shqetësohej nga vështrimet që merrja prej meshkujve kur gjinjtë e mi viheshin në dukje. Një shoqe e familjes bile më pati thënë se femrat si unë duhet të fshiheshin, të mos binin në sy”.

Duke sqaruar se si mendon tani lidhur më atë se pamja e saj kur ishte 12 vjeç ka tërhequr vëmendje negative dhe gjykim nga meshkujt, ajo thotë: “E shikoj veten në sy dhe i dëgjoj zërat që më dërgojnë mesazh të gabuar. Mesazhon se të jesh seksi është një gjë e pavlerë, një gjë që i zgjon dëshirat e meshkujve. Por, sipas meje të jesh seksi është një lloj bukurie, një lloj shprehje e vetvetes e cila është për t’vlerësuar, një shprehje mrekullisht femërore”.

“Të vlerësojmë seksualitetin tonë si gra është një punë shumë, shumë e komplikuar, por, nëse nuk tentojmë ta bëjmë këtë, atëherë çka jemi ne”?, ka përfunduar ajo.

Dhe, për të vërtetuar atë që thotë, Emily i ka bashkangjitur shkrimit foto të zhveshur të saj.