Elton John në gjyq për ngacmim seksual

Një incident që ka ndodhur në vitin 2014, e ka vënë përballë drejtësisë Elton John, pasi ai akuzohet për ngacmim seksual. Më konkretisht një ditë më parë, ish-truproja i Sir Elton John, Jeffrey Wenninger, ka depozituar në gjykatë një padi për ngacmim seksual.

Ai e akuzon artistin e famshëm se gjatë punësimit të tij, jo vetëm ka tentuar ta prekë atë në mënyra të papërshtatshme, por edhe herë pas here, e ngacmonte atë me komente të turpshme.

Ish-truproja ka veçuar tre incidente, ku në njërin prej të cilëve, ai shprehet se kishte qenë me Elton John në makinë, kur ky i fundit kishte tentuar ta prekte atë në zonat intime, duke i kërkuar që të zhvishej. Lidhur me keto akuza mjaft te renda, përfaqësuesit e këngëtarit të famshëm ende nuk i janë përgjigjur.