Elezaj me dedikim të veçantë pasi realizoi katër gola në duel me Vushtrrinë

Granit Elezaj ishte heroi i vërtetë për skuadrën e tij Dukagjini, teksa realizoi plot katër gola në fitoren përballë Vushtrrisë (4-3), shkruan Gazetasheshi.com.

Elezaj u shpreh i lumtur me realizimin e golave, teksa pati një dedikim të veçantë.

“Është mirë të realizosh gola dhe sidomos të shënosh katër në një ndeshje. Golat ia dedikoj të gjithë shokëve të skuadrës me të cilët jemi të bashkuar dhe kemi arritur këtë sukses”, fillimisht deklaroi Elezaj.

Foto: Granit Elezaj, futbollist i KF Dukagjini teksa realizon golin e katërt në duel me KF Vushtrrinë

Ai gjithashtu foli edhe për objektivin e klubit të tij drejt Superligës.

“Ishte një fitore e rëndësishme përballë liderit Vushtrria dhe tani jemi afër që të inkuadrohemi në Superligë. Synojmë që në dy javët e mbetura të sigurojmë edhe matematikisht rikthimin në elitër”, deklaroi Elezaj.

Dukagini është shumë afër që të rikthehet në elitën e futbollit kosovar, teksa dy javë pranë fundit të kampionatit ndodhet në pozitën e dytë, me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë Besa.

/Gazeta Sheshi/