Ekspozita Ndërkombëtare e Tatuazheve

138

Dashamirësit e tatuazheve u mblodhën në Sidnej të Australisë për ekspozitën më të madhe të artit trupor që quhet “Ekspozita Ndërkombëtare e Tatuazheve” dhe që u mbajt nga 11-13 mars.

Më shumë se 10 000 persona morën pjesë në këtë event. “Artistët janë shumë të lumtur që mund të punojnë me mijëra persona dhe t’i tregojnë talentin e tyre njerëzve”, thotë menaxherja e marketingut të ekspozitës, Rhiannon Kennedy.

Ajo shton se ky event po rritet nga viti në vit dhe njerëzit po e vlerësojnë artin e shpalosur aty.

Vitin e ardhshëm, ekspozita do të kthehet në Sidnej nga data 17 deri në 19 mars.