EKSKLUZIVE: Vushtrria bën “goditjen” e rradhës në këtë afat kalimtar (FOTO)

Vushtrria nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar. Pas transferimit të Jetmir Topallit (2 Korriku), Dior Zabërxhës (Gjilani) dhe Jehon Stubllës (Llapi), tashmë ish-kampionët e vendit kanë arritur marrëveshje edhe me qendërmbrojtësin e Flamurtarit, Korab Hasani, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Hasani i cili ka kaluar një jetë të tërë me Flamurtarin i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë për të kaluar tek Vushtrria.

Fotografia e Korab A. Hasani
Konfirmimi i Hasanit tek Vushtrria pritet të ndodh brenda ditës së enjte.

/Gazeta Sheshi/