EKSKLUZIVE: Vllaznia e Pozheranit në bisedime me trajnerin kampion (FOTO)

Vllaznia e Pozheranit ka fillur organizimin për pjesën pranverore të kampionatit, ndërkohë që rikonstruktimin e ka nisur nga shefi i shtabit teknik.

Burime të Gazetasheshi.com brenda klubit të Vllaznisë së Pozheranit mësojnë se drejtuesit e klubit tashmë kanë filluar negociatat me teknikun e njohur mitrovicas ,Gani Sejdiu, që ky i fundit të udhëheq skuadrën për pjesën pranverore të kampionatit.

Image result for gani sejdiu

Takimi ndërmjet drejtuesve të klubit dhe Sejdiut është duke ndodhur në orët e vona të ditës së shtunë, ndërkohë që shumë shpejtë pritet të mësohet nëse Sejdiu do pranojë ofertën e pozhernasve.

Kujtojmë që Vllazninë nga Pozherani e udhëhoqi Bylbyl Sokoli deri në mbylljen e stinorit vjeshtor, derisa fillimin e kishte nisur Bekim Isufi.

/Gazeta Sheshi/