Ekskluzive: Tifozi e godet me pistoletë një person në ndeshje të Superligës (Foto)

204

Futbolli kosovar është para pranimit në arenën ndërkombëtare, por fotot që ka sigurur Gazeta Sheshi kur një tifoz nxjerr pistoletën në një ndeshje të Superligës, lë të kuptohet se ende duhet punë për të arritur nivelet evropiane.

Në ndeshjen e xhiros së kaluar të zhvilluar në Kishnicë ndërmjet Hajvalisë dhe Drenicës (1:0), tifozët e të dyja skuadrave u përleshën në tribuna teska po zhvillohej ndeshja, derisa njëri prej tyre (nuk dihet se cilit tabor i takon), nxorri pistoletën.

Mirëpo, për fatin e mirë, atij nuk i shkoi mendja ta shkrepë atë, por vetëm nxori kondaktin e pistoletës dhe me të e goditi një person tjetër, shkruan Gazeta Sheshi.

Kjo tregon më se miri se çfarë kontrollesh iu bëhen shikuesve në stadiumet e futbollit kosovar dhe atë të nivelit më të lartë.

Një person me pistoletë në stadium mund të shtijë edhe në gjytarët apo në ndonjë futbollist dhe kjo do të ishte tragjedia më e madhe, andaj le të jetë kjo mësim për të tjera herë se si hyjnë tifozët në stadium.

12980433_10201531527966200_1883628294_n

12939183_10201531528166205_1523673659_n