EKSKLUZIVE: Shpëtim Duro ofron dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit te FC Drita

Drita është eleminuar edhe nga objektivi i vetëm që kishte këtë sezonë dhe i gjendur në një situatë të tillë kryetrajneri i skuadrës Shpëtim Duro ka ofruar dorëheqjen e tij, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Tekniku 59 vjeçar u ka kumtuar lajmin drejtuesve të klubit për largimin e tij, menjëherë pas disfatës 1-0 nga Vëllaznimi në Gjakovë.

Drejtuesit e klubit bardhekaltër pritet të mbajnë një mbledhje në urgjencë për të vendosur të ardhmen në shtabin teknik.

Gazetasheshi.com do ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e fundit te kampionëve në fuqi.

Kujtojmë që Duro kishte ardhur te Drita më 17 shtator të vitit të shkuar për ta pasuar Bekim Isufin e dorëhequr gjithashtu.

/Gazeta Sheshi/