Ekskluzive: Sërish dhunë në Kizhnicë, arrestohet një futbollist

326

Tjetër skandal në stadiumin e Kizhnicës. Kësaj rradhe jo nga tifozët por nga futbollisti vendas Liridon Leci, i cili është futur në dhomat e zhveshjes për ta sulmuar vëzhguesin e ndeshjes Rasim Gimolli.

Leci i cili nuk ishte i regjistruar fare në protokollin e ndeshjes e ka sulmuar Gimollin, mirëpo menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit të Policisë që e kan arrestuar Lecin, raporton Gazeta Sheshi.

Mësohet se gjyqtarët e ndeshjes janë ende të ngujuar në dhomat e zhveshjes në Kizhnicës duke pritur të qetësohet situata.

Ndryshe dueli ndërmjet Hajvalisë dhe Dritës u mbyll me shifra të pastra 0-0.

/Gazeta Sheshi/